A do të ketë 6 ditë errësirë të plotë në dhjetor?!

Teknologji

A do të ketë 6 ditë errësirë të plotë në dhjetor?!

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 19:21

Në fakt duket se me ardhjen e dimrit, dita sa vjen edhe zvogëlohet. Këtë ndryshim e vini re sidomos me lëvizjen e akrepave të orës që ndodhi ditën e diel. Por nëse dëgjoni ose lexoni nëpër medie se Toka do të kalojë plot 6 ditë në errësirë në muajin dhjetor, atëherë qetësohuni.

Shume faqe në internet kanë përhapur lajmin e frikshëm për 6 ditë në errësirë që do të kalojë njerëzimi në muajin dhjetor, por ky pretendim është hedhur poshte këtë.

Historia që po përflitet në internet me titullin "NASA konfirmon se Toka do të përjetojë 6 ditë të errësirës totale në dhjetor 2014!", i referohet një stuhie diellore, që do të shkaktojë pluhur dhe mbeturina hapësinore që do të bllokojnë 90% të rrezeve të diellit.

Por ky është një lajm jo i vërtetë. Edhe pse stuhitë diellore janë fenomene reale (që ndodhin për shkak të ndryshimeve në fushën magnetike të diellit), ato nuk janë si stuhitë tokësore që mund të hedhin në erë pluhurin dhe papastërtitë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat