LG G Watch R del në shitje në tërë botën

Teknologji

LG G Watch R del në shitje në tërë botën

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 23:47

Dje gjatë ditës ishte thënë se LG G Watch R do të fillojë të shitet në Mbretërinë e Bashkuar prej sot, dhe tani LG edhe zyrtarisht e ka konfirmuar se ora e saj e mençur do të lëshohet në nivel global.
LG G Watch R sjell versionin e fundit të përditësimit me Android Wear, ndërsa ora do të fillojë të shitet në Francë, Spanjë, Itali dhe Mbretëri të Bashkuar që nga fillimi i muajit nëntor, për tu pasuar më pas edhe në Amerikën e Veriut, Azinë dhe vendet tjera.

Disa nga specifikat e orës LG G Watch R, përfshijnë, procesorin me 1.2GHz nga Qualcomm, Snapdragon™ 400, ekranin me 1.3-inç në P-OLED Display (320 x 320), memorien me 4GB eMMC / 512MB RAM, baterinë me 410mAh, sensorin 9-Axis (Gyro / Accelerometer / Compass), barometrin, PPG (monitorin e matjes së të rrahurave të zemrës), dhe funksionin e të qenit rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Çmimi fillestar i orës së LG do të jetë 230 funta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat