Zuckerberg flet kinezisht, Facebook synon Kinën

Teknologji

Zuckerberg flet kinezisht, Facebook synon Kinën

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 21:32

Kina ka ndaluar Facebook-un për qytetarët e saj, por kjo s’e pengon themeluesin e rrjetit më të madh social në botë që të mësojë kinezishten rrjedhshëm.

Mark Zuckerberg habiti të gjithë kur përballë një auditori të tejmbushur u foli studentëve kinezë në gjuhën e tyre; mandarinën.

Në fjalën e tij Zuckerberg u tregua i kujdesshëm që të mos përmendte ndalimin e Facebook në tregun kinez, por në mënyrë të tërthortë u kërkoi autoriteteve kineze një gjë të tillë kur tha se rrjeti social që tani ndihmon dhjetra kompani kineze që të ecin suksesshëm në tregjet ndërkombëtare.

Në fakt për të mësuar kinezishten Zuckerberg ka patur mësuese “me kohë të plotë” bashkëshorten e tij, Priscila Chan, një shtetase amerikane me origjinë kineze. Ai u martua me të në vitin 2012 pas disa vitesh lidhjeje. Në 2010 ai i vendosi vetes objektivin për të mësuar gjuhën mandarin.

Mandarin është gjuha zyrtare dhe dialekti më i përhapur në Kinë dhe që flitet nga 1.2 miliard kinezë të kombësisë han.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat