Samsung shet 4.5 milionë njësi të Galaxy Note 4?

Teknologji

Samsung shet 4.5 milionë njësi të Galaxy Note 4?

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 18:57

Që nga lansimi i parë i fabletit të Samsung, përkatësisht linjës Galaxy Note, fabletët e kompanisë kanë qenë vazhdimisht në rritje të popullaritetit. Por, ngecja e këtij trendi duket se nuk është edhe aq larg.
Gjenerata e dytë e Samsung Galaxy Note është shitur në më shumë njësi në muajin e parë sesa paraardhësi i tij, dhe e njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për pasardhësin e tij, Galaxy Note 3, i cili u prit edhe më mirë në treg.

Sipas një raporti të ri të publikuar së fundmi në Korenë e Jugut, thuhet se megjithatë, Galaxy Note 4 mund të dështojë të arrijë në të njëjtin nivel sikurse paraardhësit e tij.
Me sa duket, shitjet globale të Galaxy Note 4 tani kanë arritur në 4.5 milionë njësi, për një periudhë rreth një mujore, që nëse është e vërtetë i bie se është shitur në rreth 500 mijë njësi më pak sesa versioni paraprak i fabletit të Samsung.

Natyrisht, këto shifra ende nuk janë zyrtare, dhe gjithashtu duhet thënë se në shumë rajone të rëndësishme Samsung Galaxy Note 4 ende nuk është paraqitur në shitje, në sasi, kështu që është e mundur që norma e shitjes mund të kap majat në ditët dhe javët në vijim muaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat