iPod i Apple mbushi 13 vjeç

Teknologji

iPod i Apple mbushi 13 vjeç

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 16:14

13 vjet më parë, më saktë më 23 tetor të vitit 2001, CEO i Apple Steve Jobs i prezantoi botës një pajisje të re teknologjike me emrin e “çuditshëm” iPod. Kjo pajisje katrore mund të ruante deri në 1.000 këngë dhe solli një mekanizëm të ri në butona që Jobs e quajti “scroll Wheel”.

iPodi i parë ishte i pajisur me 5 GB memorie dhe kushtonte 399 dollarë, ku në çmim ishin të përfshira dhe një palë kufje të bardha dhe një CD që do i ndihmonte përdoruesit për të instaluar iTunes.

Të gjithë e dimë se pas këtij lançimi, iPodi arriti të dominonte tregun e MP3 për shumë vjet me radhë. Realisht ishte iPodi që e përkufizoi Apple si një kompani të fuqishme teknologjike e inovatore.

Në muajin shtator, Apple më në fund “nxori jashtë tregut” iPodin duke e ulur shumë çmimin e tij. Tashmë aftësia për të luajtur, për të dëgjuar muzikë etj, në smartfona i ka bërë iPod-ët shumë më pak të preferuar.

Pra funksionet bazë të iPod-it janë përvetësuar nga pajisje të tjera me të cilat mund të bësh shumë më shumë. Pavarësisht të gjithave lançimi i kësaj pajisje shënoi një moment kyç, jo vetëm për kompaninë Apple, por për gjithë botën e teknologjisë, ndaj le ta urojmë: “iPod Happy Birthday!. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat