Airbnb vlerësohet 13 miliardë dollarë

Teknologji

Airbnb vlerësohet 13 miliardë dollarë

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 11:55

Vlerësimi për Airbnb është vendosur të rritet deri në 13 miliardë dollarë, nga 10 miliardë sa ishte në fillim të këtij viti, ndërsa kompania është duke u përgatitur të vëjë një shitje një pjesë të aksioneve tek punonjësit e saj, thuhet sipas njerëzve të njohur me planet e shërbimit të famshëm për lëshimin e dhomave, banesave dhe shtëpive me qera.
Airbnb, e cila e ka riorganizuar dizajnin e faqes dhe aplikacioneve të saj këtë verë, është pa zyrtarin kryesor financiar pas largimit të Andrew Swain muajin e kaluar, dhe kjo gjë mund të bëjë që kompania amerikane të mos regjistrohet në bursë brenda një kohe të shkurtër.

Për t’i lejuar punonjësit e saj të blejnë disa prej aksioneve të tyre në ndërkohë, Airbnb është duke folur me investitorët e saj ekzistues për lejimin e marrjes së aksioneve nga punëtorët në vlerë prej dhjetëra miliona dollarëve, thuhet sipas dy njerëzve të njohur me situatën.

Airbnb, që është themeluar në dhomën e fjetjes së drejtorit aktual të kompanisë, Brian Chesky në vitin 2008, ka marrë rreth 500 milionë dollarë nga investitorët sikurse TPG, T Rowe Price and Dragoneer Investment Group, për ta përmbyllur totalin prej 800 milionë dollarëve në investime nga jashtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat