Këtë fundjavë mbahet konferenca Software Freedom Kosova 2014

Teknologji

Këtë fundjavë mbahet konferenca Software Freedom Kosova 2014

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 11:42

Kjo fundjavë përveç që është kohë kur shumëkush e kalon kohën e lirë, do të jetë koha ku është planifikuar të mbahet ngjarja që ka si prioritet lirinë e softuerëve. Shoqata e cila merret me provimin e softuerit të lirë dhe të hapur për herë të gjashtë me radhë do të mbajë njërën nga ngjarjet më të mëdha të softuerit të lirë në Ballkan, Software Freedom Kosova 2014.

Në kuadër të kësaj konference, përveç konferencës që mbahet gjatë të shtunës në Fakultetin Filologjik, një ditë para dhe një ditë pas kësaj dite, më konkretisht, gjatë të premtes dhe të dielës, do të mbahen seancat praktike të cilat janë synuar të ndihmojnë me formimin e shkathtësive teknike, duke iu mundësuar pjesëmarrësve që të angazhohen nën udhëzimet e ligjëruesve.

Këtë vit në mesin e ligjëruesve janë emra që vijnë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë si Ardiani Gojani, Milot Shala, Besfort Guri, Dashamir Hoxha, Redon Skikuli, Glyn Moody, Thomas Uhl, Thomas Levine, Janis Janovskis, Georges Labrèche dhe të tjerë.

Regjistrimi është pa pagesë dhe i hapur për të gjithë dhe këtë mund ta bëni qysh tani duke shkuar tek faqja e hapur enkas për këtë konferencë, në të cilën mund të gjeni edhe informacione të tjera që kanë të bëjnë më konferencën. PCWorld Albanian është sponsor medial i këtij eventi, prandaj për të qenë të informuar në lidhje me zhvillimet e kësaj ngjarje, vizitojeni uebfaqen tonë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat