Apple do t’iu kërkojë programuesve të përdorin arkitekturën 64-bit

Teknologji

Apple do t’iu kërkojë programuesve të përdorin arkitekturën 64-bit

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 08:55

Që në momentin kur kompania Apple ka prezantuar telefonin inteligjent iPhone 5S, është krenuar me mbështetjen që ofron çipi Apple A7 për sistemin 64 bit.

Duke filluar nga muaji shkurt kompania do t’iu kërkojë zhvilluesve që të programojnë aplikacionet e tyre edhe në arkitekturën 64-bit krahas asaj 32-bit.

Kjo do të thotë që kompania po zhvendoset gradualisht në sistemet operative 64-bit. Ka akoma produkte të Apple, të cilat përdorin proçesorin me arkitekturë 32-bit, kështu që kompania është e detyruar që t’i mbështesë akoma aplikacionet e arkitekturës 32-bit për të paktën edhe një vit.

Krahas kësaj Apple gjithashtu ka lançuar uebfaqen Swift mini, që ka si për qëllim tërheqjen e zhvilluesve në mësimin e gjuhës së re të programimit Swift, që përdoret për aplikacionit të iOS dhe Mac. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat