Google ka blerë kompaninë e aplikacioneve Firebase

Teknologji

Google ka blerë kompaninë e aplikacioneve Firebase

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 00:21

Kompania Google,shpalli sot blerjen e saj më të fundit, Firebase. Ky është një shërbim që ndihmon zhvilluesit të krijojnë aplikacione në kohë reale për iOS, Android dhe rrjetet që ruajnë të dhënat në mënyrë të drejtpërdrejtë. Firebase aktualisht ka pothuajse 110.000 zhvillues të regjistruar në platformën e tij dhe ekipi Firebase thotë se shërbimi do vazhdojë të funksionojë si më parë.

Firebase,i cili është lançuar rreth tre vite më parë,thotë se bashkimi me Google do ti sjellë një përmirësim të dukshëm përsa i përket shërbimeve. Ekipi thotë: “ Me ndihmën e inxhinierëve të talentuar të Google, burimeve dhe infrastrukturës teknologjike, ne do të jemi të aftë të bëjmë shumë më shumë, dhe shumë më shpejt”. Si pasojë e kësaj, ekipi Firebase beson se tashmë misioni i tyre është i njëjtë me atë të Google. Falë kësaj blerje, klientët e Google do të jenë në gjendje të krijojnë aplikacione më shpejt, dhe përdoruesit e Firebase do të mund të aksesojnë në infrastrukturën e Google.

Sipas Google, kjo blerje i përket më shumë teknologjisë dhe talentit, por gjithashtu do ti prezantojë platformës së saj Cloud 100.000 zhvillues të Firebase. Google po planifikon të shpallë opsione të reja të Firebase në platformën Cloud, në një event live më 4 nëntor. Kjo është blerja e tretë më e madhe e Google për platformën e saj Cloud këtë vit pas kërkesës për monitorimit të shërbimit Stackdriver dhe Zync. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat