Apple prezanton iOS 8.1 me Apple Pay, SMS Relay, Camera Roll, etj...

Teknologji

Apple prezanton iOS 8.1 me Apple Pay, SMS Relay, Camera Roll, etj...

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 18:43

Siç edhe ka premtuar, Apple tani e ka lëshuar versionin më të ri të sistemit të saj operativ, iOS 8.1, që sjell tiparin e munguar dhe të shumë-kërkuar, Camera Roll, bashkë me funksionin e pagesave mobile Apple Pay që mundësohen në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Më tej, përditësimi i ri i softuerit të Apple ofron mbështetjen për dërgimin e mesazheve tekstuale nga kompjuterët Mac. Me iOS 8.1, ju gjithashtu mund ta përdorni versionin beta të iCloud Photo Library.

Përditësimi i ri i platformës mobile të Apple zë 117MB për shkarkim, dhe mund të gjendet në Software Update të pajisjes suaj të bazuar në iOS. Fillimisht, Apple e kishte prezantuar iOS 8.1 në ngjarjen e dedikuar për lansimin e iPad dhe Retina iMac.

iOS 8.1 gjithashtu përfshin edhe një numër përmirësimesh për aplikacionet si Messages, lidhjen për WiFi dhe Bluetooth, rrotullimin e ekranit si dhe qasjen në Safari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat