Samsung lançon në heshtje Galaxy S5 Plus

Teknologji

Samsung lançon në heshtje Galaxy S5 Plus

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 00:24

Më një “pëshpërimë” të lehtë Samsung zbuloi Galaxy S5 Plus, një version me çipin Snapdragon 805 të smartfonit të tyre më të mirë të 2014. Ky është një përmirësim i vogël ngjashëm me Galaxy S4 LTE-A që u lançua nga fundit i vitit të shkuar. Ngjashëm me paraardhësin modeli Plus sjell konektivitet më të mirë LTE. Galaxy S5 u lançua me çipin Snapdragon 801 që kishtë një proçesor Quad Core 2.5 Ghz. Tashmë proçesori i ri është 2.5 Ghz, por më një arkitekturë të re Krait 450 si dhe një gjeneratë të re të grafikëve Adreno 420 duke u larguar nga modelet 3xx.

Ndryshimi tjetër është LTE, Kategoria 6, një përmirësim ndaj Kategorisë 4. Ndryshimi qëndron në faktin se Kategoria 6 mund të ofrojë shpejtësi deri në 300 Mbps në vend të 150 Mbps që ofron kategoria 4, ndërsa ngarkimi mbetet i pandryshuar me 50 Mbps.

Samsung Galaxy S5 Plus është pothuaj identik me modelin origjinal. Ka një ekran 5.1 inç 1080p, kamër të pasme 16 Megapixel me video 2160p, 2GB RAM, 16 GB hapësirë të dhënash dhe një bateri 2800 mAh. Dimensionet dhe pasha qëndrojnë po njësoj si dhe certifikimi IP67. Tashmë telefoni është i disponueshëm në Holandë nga një deklarim zyrtar që vjen nga Samsung për shtypin, ndërsa nuk flitet asgjë rreth eventit të lançimit. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat