Përditësohet Dropbox, shtohet përdorimi i Touch ID si identifikim

Teknologji

Përditësohet Dropbox, shtohet përdorimi i Touch ID si identifikim

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 00:06

Dropbox, ka përditësuar aplikacionin e saj për telefonët inteligjent iOS. Versioni i ri vjen me mbështetje për njohësin e gishtërinjve Touch ID. Touch ID mund të përdoret në telefonin tuaj për të përdorur shenjat e gishtërinjve tuaj si një fjalëkalim për profilin në Dropbox.

Kjo do të thotë që ju nuk do t’ju duhet që të përdorni më fjalëkalimet për të parë fotot, dosjet dhe informacionet që ju keni ruajtur në Dropbox. Kjo metodë e re për të hapur profilin tuaj në këtë aplikacion punon vetëm në sistemin operativ iOS 8. Krahas kësaj versioni i ri Dropbox 3.5 gjithashtu ka mbështetje për telefonët iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus me ekranet e tyre të mëdha.

Versioni i ri i aplikacionit Dropbox mund të shkarkohet në dyqanin online iTunes App Store, si dhe kërkon sistem operativ iOS 7 ose iOS 8. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat