Mrekullia e fundit e shkencës: I paralizuari ngrihet në këmbë (VIDEO)

Teknologji

Mrekullia e fundit e shkencës: I paralizuari ngrihet në këmbë (VIDEO)

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 23:47

Një burrë i paralizuar mund të ecë sërish, pas marrjes së një trajtimit revolucionar, që një nga shkencëtarët britanikë e ka quajtur “më impresionues sesa ecja e njeriut të parë në Hënë”, shkruan "The Telegraph".

Darek Fidyka ishte i paralizuar nga kraharori e poshtë, por tani mund të ecë duke përdorur një mbështetëse, pas transplantimit të qelizave nervore nga hunda në palcën kurrizore.

"Kur nuk ke asgjë, nuk e ndien as gjysmën e trupit. Je i pashpresë, i humbur”, tha pacienti për BBC. “Kur ajo (ndjesia) fillon të kthehet, ti ndjen se e ke rinisur jetën, sikur ke rilindur”, tha 40-vjeçari bullgar që jeton në Poloni. Ai shtoi se një ndjesi e tillë “është e vështirë për t’u përshkruar”.

Dëmtimet e tij fizike janë shkaktuar në 2010-n nga një sulm me thikë. Tani ai po rikuperohet në Qendrën e Neurorehabilitimit “Akron” në Wroclaw.

Për realizimin e kësaj ndërhyrjeje u krye transplantimi i qelizave të bulbit olfaktor (hundës), që lejojnë rigjenerimin e fibrave nervore. Operacioni është kryer në Poloni dhe është publikuar në revistën “Transplantimi Qelizor” (Cell Transplantation).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat