Apple shet 39 milionë iPhone, përmirëson rezultatet financiare

Teknologji

Apple shet 39 milionë iPhone, përmirëson rezultatet financiare

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 09:57

Rezultatet financiare të Apple për tremujorin që përfundon në muajin shtator ishin më të mira se sa pritej, duke bërë që kompania më e madhe amerikane të tregojë performancë të fortë në përgjithësi, me përjashtim të biznesit të sfiduar për tabletët e saj, iPad.
Në përgjithësi, të ardhurat e kompanisë kanë kaluar shifrën prej 42.1 miliardë dollarë, ndërsa profiti i kompanisë ka arritur në 8.5 miliardë dollarë. Këto shifra përfaqësojnë 12% rritje të shitjeve nga vit-në-vit, dhe një përshpejtim të rritjes së biznesit i cili ishte ngadalësuar gjatë 1.5 viteve të fundit.

Më tej, Apple ka parashikuar një rritje edhe më të shpejtë gjatë tremujorit të ardhshëm, që përfundon në fund të këtij viti. Kompania parashikon arritjen e shifrës prej 63.5 deri në 66.5 miliardë dollarë në shitje, duke përfaqësuar deri në rritje prej 15%, krahasuar me vitin e kaluar.

Paaftësia e Apple për të plotësuar kërkesën e përdoruesve për modelet e reja të iPhone 6 dhe 6 Plus - produktet e saj më të rëndësishme, nuk i ka lënduar rezultatet financiare të kompanisë.

Në fakt, dërgesat e iPhone kanë arritur në 39.3 milionë njësi, duke i tejkaluar pritjet, ndërsa Apple planifikon të lëvizë në 60 milionë njësi të iPhone-ëve të shitur - për herë të parën herë në historinë e saj.

Përveç tjerash, edhe biznesi i kompjuterëve Mac është rikthyer për Apple. Kjo, pasi që Apple tani e ka thyer rekordin e shitjeve me kompjuterët Mac, shitjet e të cilit kanë arritur në 5.5 milionë njësi, ndërsa shitjet e iPad kanë rënë për 13%, në 12.3 milionë njësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat