Smartfonët “varrosën” muhabetin

Teknologji

Smartfonët “varrosën” muhabetin

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 09:46

Kohëve të fundit, ngado që sillemi, shohim njerëz me smartfona në duar, çofshin ata vetëm apo edhe në shoqërinë e ndonjë personi tjetër.

Kjo ka nxitur edhe shumë studime nga psikologë të ndryshëm për të ardhur në një konkludim nëse teknologjia vërtetë është duke na e lehtësuar jetën, apo është duke na bërë më jo-shoqëror.

Por, veç studimeve, ka edhe persona të tillë që këtë fenomen po e kapin me syrin e aparatit. Është ky rasti i një fotografi londinez që kap në objektivin e tij persona që fizikisht qëndrojnë bashkë, mirëpo mendjen e kanë gjetiu.

Para se të shpikeshin telefonat, në veçanti ata të mençurit, njerëzit nuk kanë pasur mundësi tjera veçse të bisedojnë mes vete. Por kjo, sipas fotografit, nuk po ndodhë më pasi që “të gjithë shtiremi sikur jemi duke bërë diçka të rëndësishme në pajisjet tona të dorës, më të rëndësishme sesa një bisedë direkte”.

Kjo, sipas fotografit Babycakes Romero, është duke e mbytur muhabetin.

Në vijim ju sjellim një koleksion të fotografive që Romero i ka shkrepur nëpër rrugët e Londrës, raste që i shohim edhe në vendin tonë kudo!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat