Fillon shitja e Nexus 9, prej 470 dollarëve

Teknologji

Fillon shitja e Nexus 9, prej 470 dollarëve

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 00:26

Të gjithë ata që kanë pritur me padurim shfaqjen e tabletit më të ri të Google, Nexus 9, duhet ta dinë se i njëjti tashmë është paraqitur në Google Play Store India, dhe është në dispozicion për blerje për një kosto të përballueshme.
Versioni me 16GB dhe WiFi kushton rreth 470 dollarë, sipas valutës lokale, ndërsa versioni tjetër me 32GB LTE është më i shtrenjtë, apo rreth 730 dollarë.

Modeli vetëm me rrjetin WiFi i tabletit është në linjë me atë që shitet në SHBA, sa i përket kostos, pasi që në tregun amerikan, tableti mund të blihet për 399 dollarë, ndërsa versioni me LTE në Indi është shumë më i shtrenjtë sesa versioni që shitet në Amerikë.

Tableti vjen me ekranin prej 8.9” me 2560 x 1440 piksel, procesorin Nvidia Tegra K1, 3GB RAM, dhe opsionet për 16 ose 32GB hapësirë të brendshme.

Tableti vjen me versionin më të fundit të sistemit operativ Android të para-instaluar, përkatësisht Android 5.0 Lollipop, bashkë me kamerën e pasme me 8MP për foto dhe video.

Karakteristikat e tjera të tabletit përfshijnë edhe lidhjen për rrjetin WiFi, Bluetooth, kamerën e përparme me 1.6MP, dhe baterinë me 6,700 mAh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat