Korea e Jugut me internet 10Gbps, 1GB do të merret për 0.8 sekonda

Teknologji

Korea e Jugut me internet 10Gbps, 1GB do të merret për 0.8 sekonda

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 00:06

Ndërsa operatorët e mëdhenj amerikan, AT&T dhe Verizon janë duke argumentuar ashpër propozimin e FCC-së për caktimin e 10Mbps si shpejtësisë së re minimale të internetit në Amerikë, e cila do të kualifikohej si "broadband", Korea e Jugut është duke u bërë gati ta lansojë internetin e shpejtë prej 10Gbps, për përdoruesit e saj.
SK Broadband do ta prezantojë internetin e saj me shpejtësi të jashtëzakonshme me 10 Gigabit në konferencën e të plotfuqishmëve të ITU-së, që mbahet më 20 tetor.

Me përparimet e fundit në teknologjinë e internetit broadband që vijnë kryesisht nga vendet aziatike si Japonia dhe Korea e Jugut, shtetasit e të dy vendeve janë krenarë për faktin se ata janë shumë përpara Shteteve të Bashkuara, sa i përket avancimeve me internet.

"Në vitet 1960, ne rriteshim duke e shikuar NASA-në dhe dërgimin e njerëzve në Hënë, ndërsa sot amerikanët na shikojnë neve me lakmi," tha Natsuki Kumagai.

SK Broadband thotë se shërbimi i saj i ri i internetit me shpejtësi deri në 10Gbps do të jetë 100 herë më i shpejt se shpejtësia aktuale mesatare e internetit në Kore, e cila sot është rreth 100Mbps.

Shkarkimi i një fajlli me 1GB merr sot ua merr përdoruesve korean rreth 80 sekonda, ndërsa shërbimi i ri me internetin prej 10Gbps do të shkarkojë të njëjtën përmbajtje për vetëm 0.8 sekonda.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat