Samsung Chromebook 2 me procesorin e Intel, vetëm për 249 dollarë

Teknologji

Samsung Chromebook 2 me procesorin e Intel, vetëm për 249 dollarë

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 17:25

Samsung tashmë ofron modelin e laptopit Chromebook 2 me procesorin Exynos, por tani kompania ka prezantuar të njëjtin model të kompjuterit laptop me procesorin e Intel Celeron N2840 Bay Trail.
Modeli i ri i laptopit - Samsung Chromebook 2 kushton vetëm 249 dollarë, dhe është në dispozicion për para-porosi dhe në shitje në dyqane, prej javës së ardhshme.

Laptopi vjen me masat prej 11.4"x 8.6" x 0,66" dhe ka 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, bashkë me ekranin prej 11.6” me rezolucionin prej 1366 x 768 pikselëve.

Karakteristikat tjera të laptopit të ri të Samsung përfshijnë edhe grafikat e Intel HD Graphics, Bluetooth 4.0, WiFi 802.11 ac, një port për HDMI, 1 USB 2.0 dhe 1 USB 3.0 port.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat