LG prezantoi smartphonin LG F60

Teknologji

LG prezantoi smartphonin LG F60

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 09:05

LG prezantoi sot telefonin LG F60, një pajisje me parametra mesatare, e cila ofron lidhjen LTE. Ky telefon ka procesorin Snapdragon me katër bërthama me shpejtësi 1.2 GHz dhe 1GB RAM. Ai do të operojë me sistemin Android 4.4.2 KitKat.
LG F60 përmban ekran 4.5 inç IPS me rezolucion WVGA dhe densitet 207 pikselë për inç.

Ky telefon vjen me dy versione të hapësirës së brendshme, njëri version do të ketë 4GB hapësirë të brendshme, ndërsa tjetri do të ketë 8GB hapësirë (nuk është thënë akoma nëse do të ofrojë mbështetje për kartën microSD për më shumë hapësirë). LG F60 përmban një kamera kryesore 5 megapikselë dhe kamera frontale 1.3 megapikselë.

Për sa i përket lidhjes, ky telefon ofron lidhjen 4G LTE, Wi-Fi, Bluetooth 4.0 dhe A-GPS. Ka edhe një bateri me kapacitet 2,100mAh.

Përmasat e tij janë 127.5 x 67.9 x 10.6mm dhe do të vijë në ngjyrë të zezë dhe të bardhë. Ky telefon është një version i LG L Fino, vetëm se ka lidhjen LTE dhe kamera më të përmirësuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat