Apple po kryen testimet e fundit me kompjuterët personal Retina iMac

Teknologji

Apple po kryen testimet e fundit me kompjuterët personal Retina iMac

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 19:53

Një linjë e re e kompjuterëve iMac me rezolucion ultra të lartë dhe me ekran paraqitjeje Retina është në fazat e fundit të testimeve nga Apple. Kjo pajisje do të ketë një profil të hollë të ngjashëm me dizajnin e tanishëm, i cili u prezantua në vitin 2012.

Linja e re e iMac pritet që të ketë pjesë përbërëse të reja si një proçesor të ri e më të shpejtë se ai aktuali dhe antena të reja WiFi. Fakti që iMac është në fazat e fundit të testimeve do të thotë që Apple mund ta prezantojë atë së bashku me sistemin operativ X Yosemite këtë vjeshtë.

Retina iMAc do të shënojë kompjuterin e parë desktop që Apple krijon me paraqitje Retina. Kompania fillimisht e përdori paraqitjen Retina në telefonët inteligjent iPhone 4 në vitin 2010 e më pas në tabletin iPad në fillim të vitit 2012. Për sa i përket rezolucionit të Retina iMac mendohet që do të variojë në variantet to 6400 x 3600,5760×3240, dhe 4096×2304 , për shkak se këto rezolucione mbështeten nga sistemi i ri operativ X Yosemite që do të prezantojë Apple.

Gjithashtu qarkullojnë fjalë se Apple ka punuar në përdorimin e paraqitjes me cilësi 5K në iMac. Informacione të ndryshme tregojnë se Apple po përgatit përditësime për aplikacionet iMovie dhe Final Cut Pro për të rritur rezolucionin e videove të cilat mund të modifikohen deri në 4K. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat