Google mbyll përfundimisht rrjetin social Orkut

Teknologji

Google mbyll përfundimisht rrjetin social Orkut

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 14:01

Google po mbyll përfundimisht Orkut, e cila ishte përpjekja e parë e kompanisë në hapësirën e rrjeteve sociale. Vendimi u njoftua në muajin qershor dhe përdoruesit kanë pasur disa muaj në dispozicion për të eksportuar të dhënat e profileve të tyre, postimeve, dhe imazheve duke përdorur Google Takeout.

Orkut ishte mjaft popullor në disa tregje të tilla si Brazili, por në vitet e fundit Google përqendrimin e saj në rrjetet sociale e ka kaluar për tek Google +. Teksa suksesi i platformës më të re sociale të kompanisë është një çështje për tu debatuar, qartësisht mund të kuptohet se përbën një produkt mjaft gjithëpërfshirës dhe të plotë me veçori unike të hapësirës online dhe editimit të fotove si dhe integrim të thellë me shërbimet e tjera të Google.

Nëse vizitoni Orkut.com nga shfletuesi juaj, ju do të shikoni këtë faqe suporti. Nëse akoma keni akses në të, me shumë mundësi do të ndalohet përgjatë ditës së sotme. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat