Lançohet në Gjermani Samsung Galaxy Ace LTE me ekran 4.3 inç

Teknologji

Lançohet në Gjermani Samsung Galaxy Ace LTE me ekran 4.3 inç

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 14:01

Samsung, pa bërë shumë zhurmë, ka lançuar në Gjermani një version të Galaxy Ace 4 për 199 euro që quhet Galaxy Ace Style LTE ose Galaxy Ace 4. Përveç emrit telefoni ka më shumë ngjashmëri me Galaxy Ace 4 LTE se sa me Galaxy Ace Style.

I listuar në Samsung Germany, Galaxy Ace Style LTE ka një ekran Super AMOLED 4.3 inç dhe një procesor quad core 1.2GhZ me 1GB RAM. Më përpara kompania ka lançuar dy variante, Galaxy Ace 4 LTE dhe Galaxy Ace 4, të pajisura respektivisht më një procesor 1.2GhZ dual core dhe 1GhZ dual core.

Specifika të tjera të Samsung Galaxy Ace 4 përfshijnë: një kamer 5 megapixel, një tjetër 1.3 megapixel, 4GB memorie të brendshme, 4G LTE FDD, 3G, NFC, Bluetooth, Wi-Fi, Wi-Fi Direct, GPS/A-GPS dhe sistem operativ Android 4.4 KitKat.

Ai ka përmasa 128.9×65.8×9.1 mm, peshon 126 gram dhe ngarkohet nga një bateri 1900mAh. Deri më tani ky smartfon është i disponueshëm vetëm në Gjermani dhe nuk informacion se kur do jetë dhe në tregjet e tjera globale. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat