Microsoft lancon zyrtarisht Windows 10

Teknologji

Microsoft lancon zyrtarisht Windows 10

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 00:18

Më në fund Microsoft zbuloi emrin e versionit më të ri të Windows, ai do të quhet ‘Windows 10’. Fjalë të shumta supozonin se do të quhej Windows, Windows TH, Windows X madje dhe Windows 9 por të gjitha këto dyshime u hodhën poshtë sot. Kompania bëri një kalim shifror nga ‘Windows 8’ në ‘Windows 10’. E përshkruar si platforma më komprensive, Windows 10 do të ofrojë një eksperiencë të re për hardwerët përmes një platforme familjare. Joe Belfiore ju drejtua përdoruesve aktualë të Windows 7 kur tha se kompania kishte si qëllim t’ua bënte atyre më të lehtë evoluimin në Windows 10 se kalimi në Windows 8 dy vjet më parë.

Përsa i përket dizanjit, Windows 10 duket të jetë një kombinim i elementëve më të mirë Windows 7 dhe Windows 8. Metro Start dhe Start Menu janë ndërthurur për të sjellë dicka të re. Ikonat dhe titujt janë një mesatare e ikonave klasike dhe atyre universale. Ikonat e zakonshme mbeten ende aty dhe mund të ndryshojnë përmasa sipas zgjedhjes së përdoruesit. Microsoft mbi të gjitha po punon për të sjellë dicka më kohezive. Në menunë start është vendosur një buton kërkimi, rezultatet e të cilit lidhen direkt me browserin, gjithashtu po punohet për të sjellë një opsion ‘task view’ i cili i lejon përdoruesve të kryejnë detyra multitasking, gjë e ngjashme me Expose në iOS. Kjo mendohet se ka si qëllim të përshpejtojë produktivitetin përmes gjithë sistemit operativ.

Microsoft nuk ka hequr dorë nga touch input (ndërfutja me prekje). Belfiore u shpreh se Charm Bar nga Windows 8 ka ardhur me disa përmirësime të reja. Në këtë mënyrë ata kanë menduar dhe për ata përdorues që përdorin pajisje me prekje. Kompania këto ditë do të lancojë dhe program fillestar ‘Insider Program’ duke u dhënë mundësinë të apasionuarve të eksplorojnë sistemin e ri operativ para publikut të gjerë. Windows 10 do të jetë i disponueshëm për të gjithë në gjysmën e dytë të vitit 2015. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat