Xolo do të lançojë smartfonin e pajisur me skaner për shenjat e gishtërinjve

Teknologji

Xolo do të lançojë smartfonin e pajisur me skaner për shenjat e gishtërinjve

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 00:15

Kompania Xolo së shpejti do të lançojë në Indi një smartfon të ri, Xolo Q2100. Risia e këtij smartfoni pritet të jetë pajisja me skanerin për njohjen e gjurmëve të gishtave. Gjithashtu disa burime të sigurta thonë se ky smartfon do të funksionojë dhe si një komandë universale.

Xolo Q2100 do të ketë një çip 1.4GhZ quad-core Media Tek MT6582, i shoqëruar nga 1GB RAM dhe 8GB memorie. Ky smartfon, i cili do të vijë dhe në versionin dual sim, do të përmbajë një ekran 5.5 inç HD IPS dhe mbrojtjen Gorilla Glass 3.

Kamera e pasme do të jetë 8 megapixel me autofokusim, sensor Exmor R dhe LED Flash, ndërsa e përparmja do të jetë 2 megapixel. Smartfoni do të fuqizohet nga një bateri 2800mAh dhe do përdorë sistemin operativ Android 4.4 KitKat.

Opsione të reja do të jenë sensori i ndriçimit, acelometër, magnetometër dhe sensori i afërsisë. Pritet që ky smartfon të lançohet këtë javë për 13.488Rs. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat