Falë një aplikacioni tashmë mund të merrni makina me qira

Teknologji

Falë një aplikacioni tashmë mund të merrni makina me qira

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 00:13

Getaround është një aplikacion në të cilin mund të porosisni apo të rezervoni një makinë me qira. Është e ngjashme me Zipcar, ju instaloni aplikacionin, e hapni, gjeni një makinë pranë jush përmes një harte dhe e rezervoni. Kur mbaroni pune thjesht e lini makinën në një vend parkimi dhe mbaroi.

Por ndryshimi midis Getaround dhe Zipcar është se ju mund të merrni me qira makina individësh dhe jo makina të një kompania që merret me këtë biznes. Ata që vënë në disponim makinën e tyre sigurisht që marrin një përqindje të fitimit. Getaround është thjesht platforma që e bën më të lehtë dhënien me qira. Marrësit nuk duhet të shqetësohen, ata janë të siguruar nga kompania por duhet të përgjigjen për gjobat apo dëmtimet e makinës.

Për ta përdorur këtë shërbim thjesht duhet ti dërgosh aplikacionit të dhënat e patentës dhe të kartës së kreditit. Aplikacioni është i pajisur me disa opsione ku ju mund të zgjidhni sipas orës, llojit të makinës, tarifës, kohëzgjatjes dhe vendndodhjes. Aktualisht ky aplikacion funksionon në disa shtete të Amerikës si: San Francisco, Chicago, Portland, Austin dhe San Diego por së shpejti pritet të përhapet dhe në vende të tjera. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat