Sony Xperia Z3 është i fuqishëm, me një dizenjim të hollë, rezistent ndaj ujit si dhe me një jetëgjatësi të baterisë shumë të madhe edhe kur aparati juaj celular është për një kohë të gjatë në përdorim.
Versioni i fundit i Sony Xperia Z3 ka një bateri e cila zgjat më shumë se çdo bateri e telefonëve inteligjentë të tjerë. "Ne kemi ardhur me vonesë në tregun e telefonëve inteligjentë dhe kemi plot ide të reja teknologjike brenda kompanisë tonë" shprehet kreu i aparateve celularë të Sony-t, Kuni Suzuki për The Guardian." Ne duam ti tregojmë ato dhe ti përdorim për të qenë më konkurrues.
Çdo 6 muaj ne gjejmë shumë, shumë fusha në të cilat mund të përmirësohemi si në anën softuerike ashtu edhe harduerike" vazhdon ai. Ky version është më i hollë se çdo aparat celular tjetër, reziston në ujë deri në 30 minuta me anë të disa portave të vogla të cilat ruajnë portën e microUSB dhe kartën SIM. Ka ekranin më të ndriçuar krahasuar me çdo smartfon tjetër. Ka një RAM prej 3GB, dhe bën të mundur të ruash në të shumë lojëra apo editorë fotosh.
Gjithashtu kjo pajisje ka një bateri më jetëgjatë sa iPhone apo telefonat me sistem operativ Android. Duke e përdorur gjithë kohës ai mban bateri deri në dy ditë. Kamera e Sony Xperia Z3 është 20.7 megapixel duke bërë kështu të mundur foto me cilësi të lartë në çdo kohë. Ky telefon kushton £530 në ngjyrë të bardhë, kopër, të zezë dhe jeshile, pra vetëm £9 më pak se iPhone6. Kompania Sony ka një punë të vështirë në duar, pra betejën me Samsung dhe Apple, por gjithsesi ky telefon inteligjent mund të renditet tek më të mirët aktualisht në dispozicion. (PCWorld Albanian)