Indonezia zhvillon teknologjinë e skanerit të trurit në 4D

Teknologji

Indonezia zhvillon teknologjinë e skanerit të trurit në 4D

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 22:32

Indonezia është tani në front të përparimeve të reja në neuroshkencë dhe teknologji. Në një laborator të zhvendosur 2 orë nga kryeqyteti Indonezian, shkencetarët janë duke punuar mbi teknologjinë për kërkime në tru. Një shkencëtar 47 vjecar, Warsito Purwo Taruno, ka themeluar qendrën për laboratorin kërkimor për tomografinë në Alam Sutera.
Ky laborator është themeluar në vitin 2010. Qendra ndërmer kërkime mbi aplikimet praktike të ECTV, një teknologji e avancuar skanimi që përdor një sinjal elektrik. Kërkuesit pretendojne se janë të parët në botë që përdorin imazheri truri 4D, pra në 4 dimensione dhe metoda kodimi kaos, pasi e tillë quhet teknologjia.
Warsito Purwo Taruno shpjegon se ata mund të regjistrojnë në shpejtesi të lartë aktivitetin e trurit, nga 32 000 piksel, truri në mënyrë simultane dhe se ata do të dokumentojnë nivele të ndryshme të aktivitetit nga pika të ndryshme në trurin tonë.
Teksa ata marrin të dhëna 3D nga vetë truri, ata e kombinojnë atë me diferencat e aktivitetit të trurit për të prodhuar të dhënat 4D të trurit. Shkencetarët indonezianë kanë zbuluar se truri njerëzor reagon shumë ndryshe ndaj aktiviteteve të ndryshme të përditshme, si psh fjetja, leximi, degjimi i muzikës dhe bërja e punëve të ndryshme të shtëpisë.
Tani ata po investigojnë teknologji që mund të lejojë komunikimin dixhital përmes trurëve njerëzorë, si psh një pajisje helmete, wireless, etj. Një person mund të vendosë një helmetë skanuese truri që mund të lexojë trurin e tij ose të saj. Helmeta do të ngarkojë të dhënat dixhitale nga truri në një server cloud duke pqërdorur internetin. Më pas këto të dhëna do të shkarkohen nga një helmetë e vendosur nga një tjetër person dhe do të dërgohen në trurin e marrësit.
Ky skenar truri do të bëjë që komunikimet mes trurit njerezor, kompjuterit dhe një truri tjetër njerëzor të jenë shumë të mundshme ne te ardhmen, parashikon Purwo Taruno. Skaneri i trurit i Warsitos punon në një mënyrë të ngjashme me një makinë skanimi CT, por ai thotë se është më i sigurtë sepse zëvendëson përdorimin e radiacionit me sinjale elektrike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat