Shkencëtarët shpikin dorën robotike që ndjen prekjen

Teknologji

Shkencëtarët shpikin dorën robotike që ndjen prekjen

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 21:41

Shkencëtarët kanë krijuar një dorë bionike, e cila veç lehtësirave të shumta, u lejon invalidëve që edhe të ndjejnë përmes gishtave të tyre, që janë pajisur me sensorë.
Mjekët në Itali kanë kryer një operacion të suksesshëm, ku e lidhën dorën robotike të një pacienti danez me nervat e krahut.

Vetë invalidi, Denis Aabo, i cili e kishte humbur dirën e tij një një incident me fishekzjarre rreth 10 vjet më parë, u shpreh i mahnitur me këtë shpikje të teknologjisë.
Në testet laboatorike që u zhvilluan, u pa se pacienti ishte i aftë që të tregonte për formën apo ngurtësinë e objekteve që prekte, dhe pa i parë ato. Projekti është realizuar nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish, të cilët jan ekspertë robotësh nga Italia, Zvicra dhe Gjermania.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat