Huawei lançon smartfonin “Honor 4 Play”

Teknologji

Huawei lançon smartfonin “Honor 4 Play”

Më: 24 shtator 2014 Në ora: 00:09

Kompania Huawei, pa bërë shumë zhurmë ka lançuar të hënën një smartfon të ri. Bëhet fjalë për “Honor 4 Play” i cili kushton rreth 7.921Rs dhe momentalisht është i disponueshëm vetëm në Kinë. Ky smartfon edhe pse me çmim të ulët përmban një procesor 64 bit i cili është përdorur në telefona të klasit të lartë si iPhone 6 , Samsung Galaxy S5, HTC Desire etj. Po shohim se trendi i fundit është krijimi i telefonëve të lirë me një procesor relativisht të fuqishëm.

Honor 4 Play duket se është një version më i avancuar i Honor 3C Play, i cili ka një procesor 1.2 GHz quad-core Cortex-A7 Media Tek. Ndërsa Honor 4 Play ka procesor 64 bit 1,2GHz quad-core Qualcomm Snapdragon 410 i ndërthurur me Adreno 306 GPU dhe 1GB RAM. Smartfoni ofron përdorim me dy karta dhe ka një ekran 5 inç HD IPS me rezolucion 720×1280. Përsa i përket sistemit operativ Honor 4 Play përdor Android 4.4 KitKat dhe Emotion UI 2.3. Ai përfshin dy kamera, njëra 8 megapixel ndërsa tjetra 2 megapixel, memorie të brëndshme 8GB.

Sa për opsionet e lidhjes Honor 4 Play ka Bluetooth 4.0, Wi-Fi 802.11 b/g/n, GPS/ A-GPS, 3G dhe 4G LTE. Telefoni furnizohet nga një bateri 2000 mAh Lion e cila mund ta mbaje telefonin ndezur për 150 orë. Ai peshon 160 gram, ka përmasa 142.95x72x8.5 dhe është i disponueshëm në ngjyrat të bardhë dhe të zezë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat