Adobe synon të blejë platformën e editimit të fotografive Aviary

Teknologji

Adobe synon të blejë platformën e editimit të fotografive Aviary

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 23:08

Adobe ka lajmëruar planet për të blerë Aviary-n, që është prodhues i SDK-së së editimit të fotografive që përdoret nga një numër i aplikacioneve të palës së tretë. Aviary ka arritur mbi 100 milionë shkarkime gjatë historisë së vet.

Aviary do të vazhdojë ta mbështesë SDK-në si pjesë të Creative SDK të Adobe. Kompania tha: “Derisa jemi duke siguruar që të mos kemi ndërprerje në komunitetin e zhvilluesve të Aviary-t, ose përdoruesve të aplikacioneve të tyre, ne planifikojmë të shtojmë komponentë dhe shërbime shtesë që zhvilluesit t’i inkorporojnë – si mundësia për të ruajtur produkte në CreativeCloud në formatet e skedarëve të Adobe-it, qasjen në teknologjinë Photoshop dhe lidhjen e kreativitetit përgjatë pajisjeve duke përdorur Creative SDK-në. (PCWorldAlbanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat