Nexus 9 nga Google do krijohet nga HTC dhe do të jetë së shpejti në treg

Teknologji

Nexus 9 nga Google do krijohet nga HTC dhe do të jetë së shpejti në treg

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 15:29

HTC nuk ka ndërtuar një tablet që në vitin 2011 dhe një Nexus që në 2010, por së shpejti kompania do të prezantohet në treg me tabletin më të re “Nexus 9”. Ky tablet, i cili pritet të debutojë verën e ardhshme, është një provë e fortë e bashkëpunimit Google-HTC që prodhoi dhe pajisjen origjinale Nexus One. The Wall Street Journal shprehet se inxhinierët e HTC kanë qenë duke udhëtuar në dy bazat, atë në Mountain View dhe Tajvan, duke qenë se kompanitë së bashku po ndërtojnë pajisjen e ardhshme 9 inç.

Më herët këtë muaj, një padi e ngritur nga Nvidia kundrejt Qualcomm dhe Samsung përmendi se “HTC Nexus 9, që pritet në tremujorin e tretë të 2014, do të përdorë Tegra K1”. Direkt pasi ky dokument u pikas, u rishikua shpejt për të bërë korrigjimin e emrit të Nexus 9 pasi Nvidia nuk ka qenë aq e përditësuar në lajmet e fundit përsa i përket këtij produkti.

Edhe pse kompanitë akoma nuk e kanë vërtetuar ardhjen e Nexus 9, shenjat tregojnë qartë se ai është duke ardhur. Duke qenë se do të ketë një procesor Tegra K1, mendohet se Nexus 9 do të jetë më shumë i ngjashëm me Nexus 10 të ndërtuar nga Samsung se sa me Nexus 7 të dizenjuar nga Asus. Lançimi i Nexus 7 është konfirmuar dhe nga disa burime të brendshme të kompanisë për The Verge. Nuk dihen ende specifika të veçanta. Google mund ta lançojë këtë tablet së bashku me prezantimin e ndryshimeve të reja të Android L. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat