Inxhinierët britanik kanë ndërtuar një laptop Raspberry Pi në printer 3D

Teknologji

Inxhinierët britanik kanë ndërtuar një laptop Raspberry Pi në printer 3D

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 21:00

Po ju prezantojmë me Pi-Top, një laptop Raspberry Pi i gjithi i printuar në një printer 3D që rri me orë të tëra ndezur duke u karikuar vetëm njëherë. Kjo pajisje ka një ekran 13.3 inç dhe një tastierë të vogël. Ky projekt është një iniciativë e një grupi inxhinierësh dhe dizenjuesish britanikë.

Laptopi u ndërtua duke përdorur fije të holla PLA dhe u deshën rreth 160 orë për tu printuar. Qëllimi është që studentët të kenë një laptop të vogël të çmontueshëm në vend të një kompjuteri të madh. Hapat e këtij procesi do të publikohen së shpejti në mënyrë që edhe fillestarët në këtë fushë të jenë në gjendje të montojnë një pajisje të tillë. Sipas krijuesve pjesa më e vështirë ishte ndërtimi i strukturës mbështetëse në mënyrën e duhur që laptopi ti mbijetojë presionit apo goditjeve që zakonisht përdoruesi i ushtrojnë një laptopi normal. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat