Uebfaqja Nokia.com tashmë ridrejton përdoruesit tek portali i Microsoft-it

Teknologji

Uebfaqja Nokia.com tashmë ridrejton përdoruesit tek portali i Microsoft-it

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 16:11

Ngadalë, por nuk ka asnjë dyshim se Microsoft po vendos çdo gjë që i përkiste divizionit të pajisjeve dhe shërbimeve Nokia brenda strukturës së Microsoft. Lëvizja më e fundit e kompanisë është për të larguar një pjesë të bizneseve të saj nga Nokia.com për tek një adresë e re Microsoft.com.

Për momentin ky ndryshim është vetëm për versionin Nokia.com në Britani, dhe në të ardhmen edhe të tjerë variante gjeografike do ti prekë i njëjti ndryshim.

Uebsiti Nokia.com është akoma i disponueshëm në Britani, por përdoruesit ridrejtohen automatikisht tek portal i Microsoft për çdo lidhje që klikojnë. Është një ndryshim i vogël, por i cili ndjek spekulimet se Microsoft po braktis brendin Nokia dhe Windows Phone. Nëse kemi të bëjmë me tranzicionin, ky është një moment mjaft kritik për kalimin nga marka Nokia në Windows. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat