Raport: Samsung do të lançojë smartfonin premium Galaxy A5

Teknologji

Raport: Samsung do të lançojë smartfonin premium Galaxy A5

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 16:08

iPhone 6 dhe 6 Plus mund të jenë në krye të titujve të lajmeve këto ditët e fundit, por asgjë nuk mund ta ndalojë Samsung nga lançimi i telefonëve të rinj.

SamMobile raporton se një variant i një telefoni të linjës Galaxy A, Galaxy A5, do jetë i dyti në linjën e smartfonëve premium nga kompania Koreane. Seritë Galaxy Alpha kanë për qëllim të jenë afër dizajnëve të smartfonëve më të mirë të Samsung-ut.

Ne kishim shpresa të mëdha për këtë familje të re smartfonësh sepse Alpha është një linjë mjaft cilësore krahasuar me modelet e tjera të familjes. Galaxy A5 nuk do të ketë një trup metalik si Alpha, por do të ketë material që në dorën tuaj të ndihet si i tillë. Përdorimi i materialeve të tjera është për të ulur koston sepse ky smartfon konsiderohet si i parametrave mesatarë.

Në brendësi të Galaxy A5 ndodhet një ekran 5 inç me rezolucion 720p Super AMOLED, 13 Megapixel, kamerë të pasme, 2330 mAh bateri, 16 GB hapësirë të dhënash, 5 Megapixel kamër frontale dhe një version i përditësuar i ndërfaqes TouchWiz.

Smartfoni mund të fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 400 i cili përdoret gjerësisht në smartfonët e parametrave mesatarë Android dhe Windows Phone. Të paktën smartfoni duket mjaft mirë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat