Play Store më në fund do të specifikojë çmimet e blerjeve brenda aplikacioneve

Teknologji

Play Store më në fund do të specifikojë çmimet e blerjeve brenda aplikacioneve

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 15:44

Google më në fund do ti detyrojë zhvilluesit të përcaktojnë koston e përgjithshme të aplikacioneve që kanë blerje të tjera në brendësi të tyre.

Zhvilluesi i aplikacionit GoneMAD postoi një mesazh në Reddit ditën e enjte ku tha se vinte nga një përfaqësues i Google.

Mesazhi pretendon se faqja e listimit të aplikacioneve tashmë duhet të specifikojë kategorinë e çmimeve për aplikacionet që kanë blerje të brendshme që nga data 30 shtator.

Kjo do të sjellë po ashtu një ndryshim tjetër e cili do të hyjë në fuqi që atë ditë. Zhvilluesit që marrin para me parapagim edhe për blerjet brenda aplikacioneve duhet të lënë një adresë fizike. Nëse kjo është e vërtetë atëherë do të largonte shumë paqartësi rreth potencialit të kostos së fshehur tek aplikacionet premium.

Për shembull, aplikacioni Madden NFL ka një baner shitjeje mbi ikonën e tij, por ju duhet të lexoni printimin që të kuptoni se ajo përfaqëson një ulje 30 % të kostos së “parave” brenda aplikacionit. Dhe asnjë informacion nuk zbulohet sesa këto “para” kushtojnë realisht.

Dyqani i aplikacioneve të Apple po ashtu ka një praktikë të ngjashme duke detajuar koston ekzakte të blerjeve brenda aplikacioneve.

Ndërsa Google liston vetëm linjën e çmimeve dhe asgjë specifike. Ky ndryshim vjen për shkak të problemeve që hasën nga Bashkimin Europian ku ky i fundit ka ligje më të forta për mbrojtjen e konsumatorit.

Google më parë kishte filluar të mos i klasifikonte më “falas” aplikacionet që kishin blerje në brendësi. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat