Amazon mund Google në ankandin e blerjes së domeinit .buy me një ofertë prej 4.6 milionë $

Teknologji

Amazon mund Google në ankandin e blerjes së domeinit .buy me një ofertë prej 4.6 milionë $

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 09:26

Pas fitimit të ankandit ku merrnin pjesë shumë kompani, ndër to dhe Google, Amazon do të paguajë rreth 4.6 milionë dollarë për nivelin më të lartë. Ky domain do të jetë i Amazon duke mundur kështu ofertën e bërë nga Google.

Thuhet gjithashtu se Google humbi dhe në ankandin për blerjen e domeinit .tech, por do të ketë shumë mundësi të tjera duke qenë se ekzistojnë më shumë se 100 domeinë të nivelit të lartë.

Domeini .vip u shit gjithashtu si pjesë e ankandit të fundit, domeini tjetër Minds+Machines e siguroi atë për 3 milionë dollarë.

Në tre fushat e nivelit të lartë pronarët përkatës janë përgjegjës për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave të domeineve shtesë.

Kjo do të thotë që Amazon lehtësisht mund të rendisë në mënyrë të sigurt amazonsucks.buy përkrah screwamazon.com,amazonstinks.com dhe amazon sucks.com. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat