iOS8, përdoruesit e Apple irritohen

Teknologji

iOS8, përdoruesit e Apple irritohen

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 21:28

Përdoruesit e iPhone-ve dhe iPad-ëve të Apple kanë shfytëzuar rrjetet sociale për të shprehur irritimin e tyre në lidhje me instalimin e përditësimit më të fundit të software-t të kompanisë.

Shumë prej tyre janë detyruar të fshijnë foto, video dhe skedarë të tjerë, në mënyrë që të lirojnë hapësirën për versionin e ri të sistemit operativ të Apple, iOS8, që kërkon deri në 5.8 Gb hapësirë.

Apple ka hequr gjithashtu edhe aplikacionet për softëare-n e ri të shëndetit, për shkak të një problemi. Një ekspert tha se përditësimet e Apple janë shpesh shkak i “problemeve të pamaturimit”.

Disa përdorues të nxehur kanë shprehur mërzitjen e tyre përmes Twitterit. Kjo nuk është hera e parë që përdoruesit e Apple kanë hasur probleme me përditësimet e iOS.

Në 2012-n, përditësimi i iOS6 shkaktoi te shumë përdorues të humbisnin aplikacionet e tyre, ndërsa te disa të tjerë humbjen e fotove dhe mesazheve gjatë përditësimit drejt iOS7 vitin e kaluar.

Përveç se kërkon shumë hapësirë, versioni i fundit iOS8 nuk përfshin aplikacionet që duhen për shërbimin e ri të Apple, HealthKit, që është dizenjuar të punojë së bashku me pajisje të treta shëndetësore.

Softëare ishte parashikuar fillimisht të publikohej së bashku me iOS8, por është hequr pasi Apple-t i është dashur të punojë mbi riparimin e një problemi “bug”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat