Krijohet "Facebook-u për të pasurit": 9000 dollarë hyrja

Teknologji

Krijohet "Facebook-u për të pasurit": 9000 dollarë hyrja

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 23:39

Po sikur të ishit një miliarder dhe do donit të bënit shokë të rinj në internet, por pa u përzier me njerëz lloj-lloj? Çfarë do të bënit?

Mund të bëheshit pjesë e Netropolitan, rrjetit social online për njerëzit që kanë më tepër kohë se para.

Projekti i ri mund të jetë vendi ideal ku njerëzit mund të flasin për verërat e mira, makinat luksoze dhe vendimet joshëse të biznesit, pa u gjykuar, shkruan "RT".

Ky rrjet social filloi të pranojë anëtarë ditën e martë të kësaj jave. Për t'u bërë pjesë e tij, duhet të shkruash një çek prej 9000 dollarësh në klubin online.

"E pashë të nevojshme për të krijuar një mjedis ku njerëzit mund të flasin për gjërat fine dhe të ndajnë preferencat e njëjta", tha Touchi-Peters, 48 vjeç, për "CNN". "Kjo është 100% reale", vijoi ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat