ICANN pritet të mbështesë Kosovën për kodin shtetëror të Internetit

Teknologji

ICANN pritet të mbështesë Kosovën për kodin shtetëror të Internetit

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 21:42

Korporata e Internetit për Caktimin e Emrave dhe Numrave (ICANN) pritet të mbështesë Kosovën për kodin shtetëror të Internetit. Me ftesë të ministrit të Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës së Maqedonisë, Ivo Ivanovski, një delegacion nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit e Kosovës, kryesuar nga drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie, Kujtim Gashi, mori pjesë në punimet e Forumit “Regional Internet Governance”. Ky forum mbajt në Shkup, më 15 shtator 2014.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Fadi Chehade, kryetar i Korporatës së Internetit për Caktimin e Emrave dhe Numrave (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) si dhe Venij Mrkovski, zëvendëskryetare e ICANN-it.

Ndërsa nga rajoni i Ballkanit ishin përfaqësuesit nga Shqipëria, Milena Harito, ministre për Inovacion dhe Administratën Publike, si dhe përfaqësues nga Bullgaria dhe Serbia. Faid Chehade, kryetar i ICANN-it, shprehu vullnetin për mbështetjen e Kosovës për të pasur kodin e vet shtetëror të Internetit.

Kujtim Gashi, në fjalën e tij në këtë forum ndër të tjera vuri theksin në punën që ka realizuar Qeveria e Kosovës për fuqizimin e fushës së shoqërisë së informacionit, duke u përqendruar te zhvillimet, niveli i shtrirjes, synimet dhe vështirësitë me të cilat përballet Kosova në këtë sektor, në mungesë të kodit shtetëror të Internetit.
Në ketë takim, përfaqësuesit e vendeve të rajonit u pajtuan në vazhdimin e nismave të përbashkëta të zhvillimit të shoqërisë së informacionit dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta me interes të përgjithshëm në aspektin e modernizimit të shërbimeve publike në përgjithësi dhe shtrirjes së internetit në masë sa më të gjerë në veçanti. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat