Google lançon smartfonin e parë shumë ekonomik Android One

Teknologji

Google lançon smartfonin e parë shumë ekonomik Android One

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 23:59

Google ka lançuar smartfonin e parë që përdor platformën Android One me një dizajn standard. Ky smartfon hedh një hap të rëndësishëm drejt tregut të smartfonëve ekonomik.

Kjo iniciativë i pati fillimet e saj në Indi ku smartfonët e të njëjtit nivel janë Micromax, Spice dhe Karbonn.

Android One do të jetë smartfoni që do të vijë me më shumë gjuhë, duke përfshirë dhe gjuhën Hindi.

Google gjithashtu po punon për krijimin e një versioni të ri të YouTube me anë të të cilit përdoruesit indianë do të mund të shkarkojnë video apo ti shikojnë ato disa herë rresht pa e rënduar shumë faturën e tyre telefonike. Telefonët e parë priten të kushtojnë rreth 6399 rupie ose 105 $.

Smartfonë të të njëjtit çmim ekonomik ka kohë që qarkullojnë, por ky me stampën e Google do të krijojë një vlerë të re për klientin.

Google shton se do të ketë përditësime automatike duke i sjellë përdoruesit aplikacionet dhe veçoritë më të fundit.

Pas Indisë pritet që ky telefon të shitet dhe në tregjet si Indonezia,Filipine, Pakistan, Sri Lanka, Bangladesh dhe Nepal para përfundimit të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat