Microsoft: Eventi për Windows 9 në San Françisko do të mbahet më 30 shtator

Teknologji

Microsoft: Eventi për Windows 9 në San Françisko do të mbahet më 30 shtator

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 23:56

Microsoft është duke u përgatitur për të treguar hollësitë për versionin madhor të ardhshëm të sistemit Windows. Kemi pritur që kompania do të mbajë një event për median dhe tani kjo gjë është zyrtare.

Microsoft ka planifikuar që të mbajë një “Ngjarje Windows” në San Françisko më 30 shtator. Prodhuesi softuerik filloi dërgimin e ftesave me e-mail gjatë ditës së hënë dhe JoeBelfiore dhe TerryMyerson pritet të udhëheqin diskutimin për të ardhmen e Windows-it. Ngjarja do të përqendrohet për përdoruesit nga ndërmarrjet si dhe përdoruesit e fuqishëm të Windows-it.

Microsoft pritet të mbajë një “Vëzhgim Teknik të Windows-it” në ngjarje ose pak kohë pas kësaj, në mënyrë që zhvilluesit dhe konsumatorët e ndërmarrjeve të mund të vlerësojnë numrin e ndryshimeve që është duke e bërë kompania.

Pamjet dhe videot për Vëzhgimin Teknik të Windows-it kanë qarkulluar tashmë, duke zbuluar shtimin e një menuje të re Start, një veçorie për desktop virtual dhe një Qendër për Njoftime.

Microsoft po ashtu duket që është duke provuar që të ndryshojë ndërfaqen e përdoruesit për të përmirësuar dhe rrafshuar ikonat tradicionale, së bashku me disa ndryshime në shiritin e poshtëm me mjete për integrimin në të ardhmen me Cortana dhe për desktop-ët virtualë.

Ndryshime shtesë pritet të vijnë rregullisht tek përdoruesit e Vëzhgimit Teknik të Windows-it derisa sistemi operativ të jetë përfunduar dhe të jetë gati për t’u lëshuar vitin e ardhshëm. (PCWorldAlbanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat