Kosova dhe Shqipëria kërkojnë të dhëna për herë të parë nga Google

Teknologji

Kosova dhe Shqipëria kërkojnë të dhëna për herë të parë nga Google

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 12:43

Kosova dhe Shqipëria janë në mesin e 9 vendeve që kanë kërkuar të dhëna për herë të parë nga Google, sipas një raporti të fundit të gjigantit të internetit. Vendet tjera përfshijnë Republikën Dominikane, Egjiptin, Indenezinë, Luksemburgun, Maldivet, Namibinë, dhe Nepalin.
Kjo është hera e dhjetë që Google ka lëshuar shifra për kërkesat e qeverive për të marrë të dhëna.

Secilën herë, numri i kërkesave është rritur shumë- duke reflektuar edhe rritjen e Google si kompani sikurse edhe rritjen e përdorimit të të dhënave të kësaj kompanie nga ana e qeverive për hetime kriminale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat