Samsung pretendon se Apple ka imituar Galaxy Note në iPhone 6 Plus

Teknologji

Samsung pretendon se Apple ka imituar Galaxy Note në iPhone 6 Plus

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 11:02

Samsung vazhdon fushatën mediatike anti-Apple, ku në një video të re pretendon se Apple ka kopjuar Galaxy Note në iPhone 6 Plus.

Video na kthen pas në vitin 2011 kur u shfaq origjinali Galaxy Note dhe shumë mendonin se ai ishte shumë i madh për shkak të ekranit të tij prej 5.3 inç, i cili realisht ishte i madh për kohën.

Në veçanti, Samsung citon një artikull nga The Wall Street Journal ku përmendej se kur përdorni Galaxy Note, është njësoj sikur të jeni duke “folur” me një copë buke të thekur.

Tani teksa Samsung vazhdon me këtë linjë smartfonësh, konkurrentët tashmë nuk po e injorojnë këtë fakt, por kanë filluar ta kopjojnë.

Samsung vazhdon më tej duke e cilësuar iPhone 6 Plus si “pretendent” për të qenë Galaxy Note. Video-ja e fundit e Samsung “shprehet” me ironi se Galaxy Note 4 ka “mbërritur” dhe tashmë është edhe më i madh.

Megjithëse është prezantuar zyrtarisht, Samsung Galaxy Note 4 nuk mund të blihet akoma sepse lançimi i tij është lënë për gjysmën e parë të tetorit. Ndërsa aktualisht, Apple po merr porosi nga blerësit dhe do ta lançojë smartfonin iPhone 6 Plus më 19 shtator. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat