Njihuni me telefonin-kamer të Panasonic

Teknologji

Njihuni me telefonin-kamer të Panasonic

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 11:00

Panasonic prezantoi në eventin Photokina 2014 telefonin inteligjent Lumix Smart Camera CM1. E veçanta e këtij telefoni qëndron tek kamera e tij, ku sensori ka një madhësi 1 inç. Mesa duket nëpërmjet kësaj kamere Panasonic po sfidon telefonin inteligjent Samsung Galaxy K Zoom.

Lumix Smart Camera operon nëpërmjet sistemit operativ Android 4.4 Kit Kat. Sensori i kamerës së tij ka një madhësi prej 1 inç, që është e pazakontë në telefonat e zakonshëm inteligjent. Sensori i kamerës ka një rezolucion prej 20 MP dhe lente Leica 2.8.

Lumix Smart Camera është në gjendje që të regjistrojë video në kualitet 4K me 15 fps (pamje për sekondë), videot me cilësi 1080 piksel regjistrohen në 30 fps.

Për shkak të kamerës telefoni do të jetë 21.1 mm i trashë dhe do të peshojë 204 gramë. Për sa i përket parametrave të tij, Panasonic Lumix Smart Camera ka një ekran me madhësi 4.7 inç me rezolucion 1080 piksel, memorie të brendshme prej 16 GB, portë për kartë microSD dhe një RAM prej 2 GB.

Proçesori që fuqizon telefonin është ai Qualcomm Snapdragon 801 me katër bërthama, të cilat kanë qark 2.3 Ghz.

Kjo pajisje nuk do të hidhet në tregun me shumicë. Në muajin nëntor Lumix Smart Camera do të jetë i gatshëm në Francë dhe Gjermani për një çmim prej 899 eurosh.

Planet për ta bërë telefonin të disponueshëm edhe në vendet e tjera nuk janë publikuar akoma, pasi Panasonic do të shohë interesimin fillestar të njerëzve në këto dy vende e më pas të vendos për shpërhapjen e mëtejshme të tij. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat