Porositjet e iPhone 6 dhe 6 Plus tejkalojnë shifrën 4 milion

Teknologji

Porositjet e iPhone 6 dhe 6 Plus tejkalojnë shifrën 4 milion

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 23:51

Apple ditën e sotme njoftoi se porositjet për smartfonët e saj të ri, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, kanë arritur në shifrën 4 milion brenda 24 orëve.

Kompania the se kërkesa për këto pajisje “tejkalon sasinë fillestare të porositjeve”, dhe për këtë arsye shumë njerëz patën probleme për të porositur.

Apple konfirmoi se do të dërgonte stokun e parë të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus ditën e premte deri nga fundi i muajit, por pranoi se shumë porositje të bëra këtë muaj do të arrijnë tek konsumatorët në tetor.

Sigurisht, Apple akoma po dërgon smartfonët nëpër dyqanet e saj për lançimin zyrtar më 19 shtator. Ndërsa radhët e gjata nëpër dyqane janë të njohura, ekzistojnë disa shanse që të merrni një iPhone që në ditën e parë.

“Porositjet për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus vendosin një rekord të ri për Apple dhe ne mezi presim që iPhone më të mirë që kemi prodhuar të shkojë në duart e konsumatorëve”, - tha shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat