Një botë pa internet

Teknologji

Një botë pa internet

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 10:35

Prej disa muajsh qarkullon në internet një filmim prej disa minutash, me regjisor francezin Francois Ferracci. Poetik, shumë francez, apokaliptik. Titullohet “Lost memories”. Eshtë 10 tetori i vitit 2020, një cift të dashuruarish përqafohen përpara Kullës Eiffel. Ai e puth dhe ndërkohë fotografohet pa pushim, publikon në cast me qindra pamje dhe filmime në internet, zmadhon detajet, i ndan me të tjerë, lexon komentet, replikon me prekje të lehta të gishtërinjve. Ajo e fikson, e tmerruar. Gishtërinjtë e tij përshkojnë mure virtualë që mbulojnë Trocaderon dhe të gjithë Parisin. Deri kur një stuhi elektromagnetike, një dritë verbuese si një bombë atomike, “hedh në erë” rrjetin, pa bërë zhurmë.
Memoria e dy të rinjve dhe e të gjithë planetit, sekretet ushtarakë, ata që janë teorikisht të mbrojtur nga rrjetet socialë apo kartelat tona klinike, të dhënat që vënë në lëvizje financën, sigurinë e shteteve dhe argëtimet tanë më të dashur, cdo bit informacioni zhduket. Bota është e humbur. Ekonomia pëson kolaps. Eshtë fundi i botës dixhitale. Toka bën tre hapa pas (sa prapa? Njëzetë vite? Më shumë?) pa parë.
Nëse është një skenar realist dhe nuk shërben vetëm për të demonstruar izolimin tonë teknologjik, cfarë do të bëhej me ne nëse një gjë e tillë do të ndodhte? Ne, që bëhemi histerikë, kur nuk verifikojmë dot në moment se cfarë moti është nesër? Dhe që nëse nuk ngelim në klasë në fizikë, kjo ndodh sepse kemi krijuar një grup emergjence në WhatsApp dhe kopjojmë nga i vetmi gjeni që ka klasa? A është e mundur që gjithcka të marrë fund, menjëherë, pa patur as kohën të themi “lamtumirë”?
Ideja që të jesh i lidhur do të thotë të jesh gjallë, ose të paktën, më i gjallë, ecën përpara pa u ndalur. Interneti na ka mbështjellë në një lëkurë të dytë teknologjike, një mbështetëse ekzistenciale që mendon për gjithcka. Nuk është hera e parë që u besojmë teknologjive për të cilat nuk dimë asgjë, por kurrë nuk kemi qenë kaq të varur.
Nëse mendojmë për një blackout, shqetësimi shkon tek Tëitter apo tek Google. Kur agjenti Eduard Snouden, njeriu që zbuloi datagate, nxjerrë në dritë vite të tërë spiunazhi në rrjet nga ana e National Security Ageny dhe gjithcka, që nga Adn e nejrëzve të zakonshëm deri tek telefonatat e kryeministrave në G20, rezulton krejt papritur i pambrojtur, i ekspozuar dhe mendimi i shumëkujt është: a mundesh gjithmonë “të dalësh nga interneti?” Iluzion. Kjo është një zgjedhje tashmë irreale dhe që shumë pak vetë mund t’ia lejojnë vetvetes. Askush, për shembull, që duhet të ketë të bëjë, të komunikojë, punojë, mbijetojë në botën e sotme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat