Apple kishte në plane të implementonte ekranin prej safire në modelet iPhone 6

Teknologji

Apple kishte në plane të implementonte ekranin prej safire në modelet iPhone 6

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 10:29

Nga një raport i publikuar ditën e shtunë u zbulua se Apple kishte në plane të përdorte xhamin prej safire në ekranet e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Xhami prej safire u dërgua nga GT për tek fabrikat kineze që do e implementonin, por hasën në probleme të prodhimit të ekraneve për smartfonët.

Burimet shtojnë se faji qëndronte tek Biel dhe Lens Technologies, kompani e cila ishte e angazhuar në transformimin materialit prej safire në një xham prej safire për ekranet.

E gjithë çështja nuk rezultoi një humbje totale për Apple sepse xhami prej safire u kthye në ekrane për orën inteligjente Apple Watch.

Raporti thotë se Apple do të kalojë pjesën tjetër prej safire për prodhim në Arizona ku xhamat mund të vazhdojnë të prodhohen për njësi të ardhshme të iPhone 6.

Lajmi i mirë është se GT ka treguar se mund të përmbush kushtet për prodhimin e produkteve të Apple, çështje kjo e cila ishte një “kërcënim”.

Sipas një raporti, çështja e Biel dhe Lens mund të zgjidhet. Apple do të ofrojë modelet iPhone që përdorin për ekranin një xham prej safire.

E gjitha varet nga Apple e cila po përpiqet të bëjë më pak të kushtueshëm xhamin prej safire për smartfonët e saj. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat