Vështrim i Moto 360: Një orë inteligjente simpatike

Teknologji

Vështrim i Moto 360: Një orë inteligjente simpatike

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 10:25

Pjesa më interesante tek ora inteligjente Moto 360 është dizajni të cilin ju nuk mund ta vëreni trashësinë e saj në pamje të parë. Ora ngjason së tepërmi me një orë tradicionale e rrumbullakët. Po ta shikoni më në detaje ju do të vëreni një pjesë të vogël kompjuterike që qëndron mbi krahun tuaj dhe vendosni ju nëse doni të jeni të rehatuar ose të sikletosur me të.

Moto 360 së bashku me rripin e saj prej lëkure dhe ekranin e mbrojtur nga Gorilla Glass përbën një pajisje të bukur.

Kompania Motorola që në të kaluarën ka dizenjuar produkte mjaft të bukura dhe më orën inteligjente Moto 360 ajo solli një dizajn klasik me pamje të sofistikuar që ofron premisat më të mëdha teknologjike të kohës.

Teksa për momentin është “i ëmbli” i botës Android dhe një tjetër pretendent për fronin e orëve inteligjente ka dalë nga Apple.

Dizajni i orës inteligjente Apple Watch është më polarizues sesa Moto 360, por nuk mund ta mohojmë se platforma e saj është jashtëzakonisht e mirë. Por, ngjashëm me Android Wear, ajo funksion vetëm më sistemin operativ të kompanisë.

Ora inteligjente Apple Watch funksionon vetëm me iOS dhe Moto 360 Android Wear funksionon vetëm me Android. Për momentin asnjë nga orët nuk duket të jetë e gatshme për një “migrim” të tillë.

Por kjo do të thotë se inxhinierët e Google po punojnë për ta bërë versionin e ardhshëm më të mirë sesa platforma e Apple Watch dhe ky është një lajm i mirë për fansat e Android Wear.

Kur Moto 360 ku prezantua në konferencën e zhvilluesve Google I/O dhe pjesëmarrëse u tha se mund të marrin secili një të tillë falas, kjo u shoqërua me një duartrokitje masive. Më pas lajmi se kjo orë do të ishte e disponueshme për ta nga fundi i verës së këtij viti e zbehu entuziazmin sadopak.

Sigurisht ata mund të merrnin Samsung Gear Live ose LG G Watch më herët, por ishte e qartë se ora inteligjente e Motorolës ishte e preferuara e “turmës”.

Sigurisht nëse dëshironi të dizenjoni një orë që çdokush ta dojë, ju duhet të bëni atë të duket ngjashëm me çdo orë që është bërë më parë. Ora prej çeliku të pandryshkur duket mjaft solide dhe ngjason me orët e ndërtuara në vitet 50 nga inxhinierët zviceranë. Fytyra e orës inteligjente mbrohet nga Gorilla Glass 3 me aftësinë për ti rezistuar gërvishtjeve dhe thyerjeve.

Ajo mbron një ekran me rezolucion 320 x 290 pixel LCD i cili ka shkëlqim të mjaftueshëm falë një sensori që mat dritën e ambientit. Ekrani ka një zonë të “vdekur” të çuditshme në fund të ekranit ku nuk shfaqet asgjë në të. Kjo zonë ka në përbërje sensorin e dritës së ambientit dhe ju medoemos u duhet të mësoheni më të.

Rripi prej lëkure është i fortë dhe gjatë një testimi të bërë për ta shkëputur nga ora rezultoi mjaft i qëndrueshëm. Po gjithashtu është i rehatshëm në krahun tuaj. Butoni tradicional i orëve prezent edhe në Moto 360 nuk rrotullohet.

Por ju mund ta shtypni për të ndezur dhe fikur ekranin. Në Android mungon veçoria e ndezjes së orës me një të ngritur të krahut lart që është prezent tek Apple Watch. Thjesht duhet të shtypni butonin dhe të shikoni njoftimet që dëshironi. Po ashtu mund të prekni mbi ekranin për të zgjuar orën, por shtypja e butonit është më praktike.

Pjesa e pasme e orës ka një sensor optik për matjen e rrahjeve të zemrës. Është i lëmuar me skajet që nuk bëjnë të duket sikur po ju gërvishtin krahun tuaj. Pjesa e pasme është po ashtu vendndodhja për vendosjen e një karikuesit induktiv duke ngarkuar orën pa tela. Thjesht e vendosni orën mbi një bazë të tillë dhe magneti do e mbajë në vend.

Gjatë testimeve rezultoi se kërkonte të paktën 2 orë për tu ngarkuar plotësisht. Kjo është shumë e rëndësishme sepse kjo orë duhet të zgjasë një ditë të plotë pune nëse ju jeni një përdoruesin aktivë. Nëse e përdorni duke kursyer ju mund ta përfundoni ditën me të pa asnjë rrezik. Bateria mund të mos zgjasë deri në darkë.

Softueri

Në sipërfaqe është e njëjta gjë që ju mund të merrni edhe nga Samsung Gear Live dhe LG G Watch. Ju i thoni “Okay, Google” orës tuaj dhe menjëherë ndërfaqja e Google hapet, e gatshme për të pranuar komandat tuaja. Ashtu si shumica e pajisjeve që kontrollohen me zë, nganjëherë ora injoron falënderimet dhe është e domosdoshme të thoni “Okay, Google” me një zë të lartë derisa ti tërhiqni vëmendjen.

Në disa raste, në ambiente me zëra dhe muzikë të shumtë ora është e aftë të kuptojë zërin e përdoruesit. Mund ti “kërkoni” orës të luajë këngë të ndryshme. Po ashtu mund t’ju tregojë kohëzgjatjen e udhëtimit, të njoftojë rreth e-mail-eve dhe mesazheve me tekst pa qenë nevoja të hapni smartfonin tuaj Android.

Për fat jo të mirë, Android Wear akoma është plot probleme dhe nganjëherë acarues për tu përdorur. Për shembull, ora nganjëherë shkëput lidhjen me smartfonin. Po i njëjti problem shfaqej edhe tek LG G Watch dhe më vonë u kuptua se ishte problem i platformës. Ky problem e bën orën të duket më shumë një e zakonshme sesa një shoqërues inteligjente i juaji.

Po ashtu kishte probleme me monitorin e rrahjeve të zemrës. Vazhdimisht tenton të gjejë numrin e rrahjeve dhe më pas jep një rezultat shumë të ulët. Sensori optik patjetër duhet të ketë kontakt me lëkurën për të matur rrahjet e zemrës.

Kur ora funksionon siç duhet ju mund të vëreni sesa aktivë keni qenë gjatë ditës. Po nga pikëpamja e softuerit është njëlloj si të gjitha orët e tjera inteligjente. Android Wear ngjason më shumë me një version Beta të platformës për të cilën ju paguani 249 dollarë dhe ky është një goxha zhgënjim.

Verdikti

Moto 360 është një orë inteligjente mjaft simpatike e cila nuk ngjason me një smartfon të zvogëluar dhe i lidhur më një rrip. Për fat jo të mirë ora nuk mund të jap maksimumin e saj për shkak të sistemit operativ i cili është në 85 % të potencialit dhe nëse ora inteligjente Apple Watch shfaqet në një demo, orët inteligjente me Android Wear do të duken antike. Ora inteligjente po ashtu është një “armik” i hapur i baterisë dhe nëse ju vështroni njoftime çdo minute me shumë mundësi kjo bateri nuk do të mbijetojë deri në darkë.

Shpresojmë që Android Wear të bëhet më e mirë në të ardhmen sepse kjo është ndër orët më të bukura të së ardhmes. Ora Inteligjente Moto 360 është e disponueshme tashmë për 249.99 dollarë. Që të funksionojë si duhet është e domosdoshme ndërlidhja me një smartfon Android me version 4.3 ose më shumë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat