Pajisja e vendosur ne këpucë për të mbajtur këmbët nxehtë

Teknologji

Pajisja e vendosur ne këpucë për të mbajtur këmbët nxehtë

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 22:24

Mundimit për të mbajtur këmbët nxehtë në mot të ftohtë, i ka ardhur fundi, me pajisjen e re që kontrollohet nga telefoni i zgjuar.

‘DigiSole’ është një shtresë e zgjuar, që vendoset në tabanin e pothuajse çdo këpuce, për të mbajtur këmbën nxehtë.

Kompania me bazë në Nancy të Francës, pretendon se kjo është pajisja e parë ku mund të kontrollohet nxehtësia nga telefoni.

Kjo pajisje që lidhet për aplikacion përmes Bluetooth, bënë edhe matjen e hapave që hidhen dhe pastaj llogaritë kaloritë e humbura.

Drejtues të kompanisë nuk kanë bërë të ditur përbërjen e kësaj shtrese, por kanë thënë se baza e nxehtësisë është tek gishti madh i këmbës, që më pas shpërndahet.

Përmes portës USB bëhet mbushja e baterisë së ‘DigiSole’ që zgjatë deri në tetë orë, ndërsa për këmbë të nxehta, duhet të paguhen 99 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat