MSN Messenger përfundon edhe në Kinë

Teknologji

MSN Messenger përfundon edhe në Kinë

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 17:52

Microsoft Windows Live Messenger do të ndërrohet në tetor edhe në Kinë, duke shënuar kështu fundin final pas 15 vjetëve shërbim.

Zyrtarisht i njohur si MSN Messenger, ishte lansuar me 1999, por ishte ndërruar për shumicën e përdoruesve më 2013-tën, pasi Microsoft kishte blerë Skype.

Përdoruesit në Kinë kanë vazhduar përdorimin e versionit të vjetër, por tani edhe për ta, do të transferohet në Skype me 31 tetor.

Windows Live kishte deri 330 milionë përdorues, deri në vitin 2009.

Por ky numër kishte filluar të bie, deri sa përdoruesit e Skype ishin duke u rritur deri në 300 milionë përdorues në vitin 2012.

Ky shërbim kishte startuar në Kinë në vitin 2005, por më pas u përballë me konkurrencë të fortë nga rivalët e brendshëm, siç ishte QQ Messenger, i ndërtuar nga firma kineze Tencet.

Një numër i madh i përdoruesve të Windows Live, në Kinë, kanë pranuar emails nga Microsoft të enjten, kanë raportuar gazetat kineze.

Ky email u është treguar përdoruesve, se do të kenë kredite falas në Skype, kur të kalojnë në shërbimin e ri.

Microsoft kishte blerë Skypen për 8.5 miliardë dollarë në vitin 2012.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat